'Monikës i bëra unë bllok'/ Sabiani zbulon të vërtetën midis sherrit me aktoren

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 12:50
'Monikës i bëra unë bllok'/ Sabiani zbulon të vërtetën midis sherrit me aktoren

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Kjo gjë e ka prekur shumë këngëtarin, i cili i ka dalë në mbrojtje gjithmonë balerinit.

Ai e konsideroi aktoren si “tradhtare” dhe se po bënte lojë vetëm për të arritur në finale.

Monika ka treguar disa ditë më parë se raporti midis saj dhe Sabianit mbetet i njëjtë dhe se i ka bërë bllok.

Mirëpo, këngëtari ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi se ishte ai i cili i ka bërë bllok i pari aktores.

Monika është shprehur se fjalët e Sabianit ishin si një ‘bombë’ për të ndërsa ky i fundit tregoi se ajo është ndjerë në faj dhe për këtë arsye deklarata e tij iu është dukur ashtu.

Biseda:

Sabiani: Monika bllokun e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori bllokun aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.

Gazetari: Tha që bombën për mua e hodhi Sabiani

Sabiani: Iu është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vëeteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.

(Kosova Sot Online)