Pas sulmeve ndaj Ukrainës, Rusia përjashtohet nga “Eurovision 2022”

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:10
Pas sulmeve ndaj Ukrainës, Rusia përjashtohet nga “Eurovision 2022”

Vendimi është marrë! Rusia është përjashtuar nga “Eurovision 2022” që do të mbahet në Itali.

Kështu është bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Eurovision”.

Bordi Ekzekutiv i EBU-së (Unioni Evropian i Transmetuesve) mori vendimin pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së sotme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest.

Vendimi pasqyron shqetësimin se, në dritën e krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e një pjesëmarrjeje ruse në konkursin e këtij viti do ta çonte konkurrencën në reputacion, thuhet në njoftim.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë,“-shkruhet në deklaratën zyrtare.

“Eurovision 2022” pritet të mbahet nga 10 deri më 14 maj, në Torino të Italisë.

Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” nga këngëtarja Ronela Hajati.

Kënga me titullin “Sekreti” dhe me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Torino të Italisë në 2022, po bën namin në YouTube.

Këngëtarja e njohur, nuk po brohoritet vetëm nga fansat e kombit, por tashmë edhe nga të huajt. Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it.

(Kosova Sot Online)