Sarah Berisha rrëfen momentin kur Pm takoi mamanë e saj, ja çfarë dha i ajo

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:15
Sarah Berisha rrëfen momentin kur Pm takoi mamanë e saj, ja çfarë dha i ajo

Sarah Berisha dhe Dj Pm padyshim janë një nga çiftet më ‘cool’ të momentit.

Lidhja e tyre startoi kur dyshja ishin pjesë e formatit më të njohur në Shqipëri, “Big Brother Vip”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në “Post BBV”, Sarah ka rrëfyer disa të pathëna sa i përket lidhjes së saj me Pm.

Ajo ka treguar se prindërit e saj e kanë takuar vetëm një herë, teksa Pm e ka lënë në kufi ku kanë shkuar mami dhe babi ta marrin.

“Mami im i ka dhënë Pm një lëng dhe një çokollatë”, ka treguar Sarah.

Nga ana tjetër, Sarah shprehet se nga familja e Pm ka takuar motrën e tij të madhe, si dhe mamanë.

Megjithatë, gjatë intervistave të ndryshme ata janë shprehur se nuk duan që kjo të quhet fejesë, sepse ende po e njohin njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)