Kida me paraqitje joshëse nga Parisi, pozon me shumë stil pranë Kullës Eiffel

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:40
Kida me paraqitje joshëse nga Parisi, pozon me shumë stil pranë Kullës Eiffel

Këngëtarja e njohur, Kida po i mban të informuar fansat e saj për çdo aktivitet të saj përmes Instagramit.

Artistja e njohur e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ka bërë një paraqitje joshëse edhe së fundmi.

Kida njoftoi se aktualisht ndodhet në Paris, ndërsa dukej plot stil në foto që ndau në llogarinë e saj në Insatagram ku numëron mbi 1.9 milion ndjekës.

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardh, të kombinuar me pantallona të zi dhe çizme ngjyrë vjollce, Kida u shfaq joshëse në pozat pranë Kullës Eiffel.

Brenda pak minutash, këngëtarja e hitit “Dale” pranoi mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë që vitin që lamë pas ishte tejet i suksesshëm për këngëtare, krahas koncerteve dhe disa bashkëpunimeve që u pritën mirë, ajo gjithashtu lansoi albumin “Orchide” me gjithsej 12 këngë. 

(Kosova Sot Online)