Kënga e Yll Limanit “Vonë” me pamje nga Ukraina bëhet virale në rrjetet sociale, publikohet edhe nga Kourtney Kardashian

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:43
Kënga e Yll Limanit “Vonë” me pamje nga Ukraina bëhet virale në rrjetet sociale, publikohet edhe nga Kourtney Kardashian

Rusia nisi sulmet drejt Ukrainës ditën e enjten e 24 shkurtit, me një urdhër të dhënë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Derisa situata po vazhdon të jetë e tensionuar dhe deri më tani raportohet për shumë viktima e të lënduar, mbështetja për Ukrainën nuk ka munguar as nga fytyra të njohur në botë.

Shumë yje botërore kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin e Ukrainës përmes postimeve dhe statuseve të ndryshëm në rrjetet sociale.

Kështu ka vepruar edhe Kourtney Kardashian, e cila ka shpërndarë një video ku shihen dy cifte që përshëndetën me njëri-tjetrin për të, përpara se dy ushtarë të nisën në luftë.

Video emocionale është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa detaji që merr vëmendjen është se shoqërohet në sfond nga kënga “Vonë” e artistit shqiptar, Yll Limani.

Kjo video nuk i ka ikur as vetë Yllit, këngëtari nga Kosova postoi atë në InstaStory, madje edhe etiketoi yllin e “Keeping Up With Kardashians” në postim.

“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time “Vonë”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas Ylli lansoi “EP” me gjashtë këngë të reja, e që u mirëpriten nga fansat e tij. 

(Kosova Sot Online)