Ronela Hajati të premten publikon klipin e këngës “Sekret”

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:47
Ronela Hajati të premten publikon klipin e këngës “Sekret”

Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati e cila u shpall fituese e e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Kënga përfaqësuese mban titullin “Sekret” dhe prej javësh ka nis realizimi i klipit të saj, në të cilin Ronela vjen tejet e veçantë në dukje.

Ndërkohë, tashmë ky projekti është drejt finalizimit dhe pritet të lansohet më katër mars, kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram.

Ronela e shoqëroi postimin  me një pjesë të shkurtër të shkëputur nga klipi i ri, xhirimet e të cilit janë bërë në lokacione të ndryshme.

“Shqipëri po vjen, katër mars-Sekret, jam e entuziazmuar”, ka shkuar Ronela në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që “Eurovision 2022’ do të mbahet mes datave 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë, ndërkohë Shqipëria do të performojë në natën e parë të festivalit. 

(Kosova Sot Online)