Shkurte Fejza: Në tragjedinë e popullit Ukrainas shkëlqen modeli i njerëzve me shpirt të madh patriotik

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 11:17
Shkurte Fejza: Në tragjedinë e popullit Ukrainas shkëlqen modeli i njerëzve me shpirt të madh patriotik

Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, iu është bashkuar figurave publike që kanë reaguar për luftën në Ukrainë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale Fejza ndër të tjera ka shkruar: Në tragjedinë e popullit Ukrainas shkëlqen modeli i liderëve atdhetarë i njerëzve me shpirt të madh patriotik. Artisti  Zelenski sot mund të zbavitej me artin e tij dhe kënaqej me familjen e tij diku në  botën e lirë e demokratike por e refuzoj këtë dhe ia vuri gjoksin të keqes së madhe. 

Postimi i plotë:

Të gjithë me popullin Ukrainas.
Shprti i madh i një artisti dhe sportisti atdhetar.
Në tragjedinë e popullit Ukrainas shkëlqen modeli i liderëve atdhetarë i njerëzve me shpirt të madh patriotik. Artisti  Zelenski sot mund të zbavitej me artin e tij dhe kënaqej me familjen e tij diku në  botën e lirë e demokratike por e refuzoj këtë dhe ia vuri gjoksin të keqes së madhe. Poashtu V. Klichko kampioni ndoshta ma i famshem në botë dhe multimilioner që të gjitha i ka fituar me duartë e veta sot është në ballë të frontit për lirinë e vendit të vet.


Këta mund t'a e humbin betejën  ndoshta edhe mund të vriten por Ukraina herëdo kurdo do të fiton luftën sepse gjaku i tyre do të gufon në damarët e çdo ukrainasi patriot.
Këta janë shembulli i artistëve, sportistëve dhe liderëve atdhetarë.


Sot do të duhet të vlonte nga protestat masive në të gjitha kryeqytetet e Botës në mbrojtje të jetës  së fëmijëve dhe nënave ukrainase.


(Kosova Sot Online)