Brenda ditëlindjes së Aurela Hoxhës, partneri festë surprizë dhe dhurata luksoze (Fotot)

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 10:37
Brenda ditëlindjes së Aurela Hoxhës, partneri festë surprizë dhe dhurata luksoze (Fotot)

Aurela Hoxha ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e saj. Showgirli prej vitesh është shkëputur nga Shqipëria dhe tashmë po shijon mëmësinë në Barcelonë, ku ka ndërtuar një jetë të re.

Ndaj festa e djeshme mes miqve dhe të afërmve është bërë në shtëpinë e saj në Barcelonë. Disa nga emrat e njohur të skenës ishin prezent për të festuar me Aurelën deri në orët e para të mëngjesit. Në fotot e postuara në rrjetet sociale, shihet se shtëpia është dekoruar me të gjitha detajet, ku nuk kishin sesi të mungonin tollumbacët dhe lulet për modelen. Mes alkolit, muzikës, dhe ushqimit të mirë, të ftuarit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Për blogeren nuk ka pasur vetëm një tortë, por disa torta, ku modelja ka shprehur dëshirën përpara qirinjve, e natyrisht duke mos zbuluar se sa vjeç bentë. Ka qenë pikërisht partneri i saj, Albani ai që ka organizuar gjithçka për ditëlindjen e saj, duke e llastuar me dhurata luksoze, por edhe me atmosferën e krijuar. Ai madje ka sjellë surprizë për të edhe miqtë nga Tirana. Miqtë dhe bashkëpuntorët e saj kanë surprizuar Aurelën në mbrëmjen që ka nisur mes surprizave për të.

Albani ka organizuar gjithçka deri në detaj, që e dashura e tij të kishte ditëlindjen ideal, por si gjithmonë nuk ka dal në asnjë postim të sajin, duke vijuar të mbetet anonim për fansat.  Aurela dhe Albani kanë një lidhje prej më shumë se 5 vitesh dhe prej pak muajsh janë prindër të një djali. Gjithçka çfarë dihet më tani për të është se prej vitesh e ndan jetën mes Tiranës dhe Spanjës, ku ka edhe disa biznese. Showgirl-i u largua nga Shqipëria kur nisi lidhjen me të dhe që atëherë ajo është shkëputur nga jeta publike, duke shijuar dashurinë në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)