Brenda “SAG Awards”! Bradley Cooper dhe Lady Gaga më të afërt se kurrë/ Ja çfarë ndodhi në prapaskenat e ndarjes së çmimeve

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 10:47
Brenda “SAG Awards”! Bradley Cooper dhe Lady Gaga më të afërt se kurrë/ Ja çfarë ndodhi në prapaskenat e ndarjes së çmimeve

Lady Gaga dhe Bradley Cooper u ritakuan pas tre vitesh në tapetin e kuq me ndarjen e çmimve “SAG Awards”, në Los Angelos gjatë mbrëmjes së djeshme.

Këtë vit Cooper ishte i niominuar për rolin e tij si aktor së bashku me Troy Kotsur, ndërsa Gaga kishte përballë saj, Jessica Chastain.

Megjithatë, të dy ata humbën përballë dy pretendetëve të tjerë, duke mos e fituar çmimin e rëndësishëm.

Nga foto e shprekur nga paparacët, dyshja i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim dhe u shfaqën më të afërt se kurrë.

Lady dukej e mahnitshme me pamjen e saj, ku kishte zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë me dekolte të hapur si dhe disa bizhuteri me diamante të çmuara.

Ndërsa Cooper kishte zgjedhur një kostum klasik në ngjyrë të zezë, këmishë të bardhë dhe dukej një zotëri i vërtetë në shoqërinë e këngëtares.

Këngëtarja u nominua së bashku me fituesin e çmimeve “Sag Awards”, Chastain për “The Eyes of Tammy Faye” së bashku me Olivia Colman dhe Nicole Kidman.

Ndërkaq Cooper kishte përballë tij si pretendent kryesor edhe partnerin e Jennifer Lopez, Benn Affleck si dhe Jared Leto.

(Kosova Sot Online)