Publikon fotografi me Donaldin, Fifi: Ne jemi kryefjala

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 10:58
Publikon fotografi me Donaldin, Fifi: Ne jemi kryefjala

Filloreta Raçi-Fifi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishte krijuar një miqësi të fortë me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.

Artistja madje pas daljes nga BBV bëri edhe një tatuazh ‘Filoqyl’, i cili i dedikohej mikut të tij.

Derisa tashmë ka mbaruar spektakli madhështor, dyshja duket se akoma shoqërohen me njëri-tjetrin.

Ka qenë këngëtarja që ka shpërndarë një imazh përkrah Donaldit, përmes të cilit ka shfaqur dashurinë që ka për të.

“Ne jemi kryefjala Donald Veshaj. Na falni për modestinë”, ka shkruar 27-vjeçarja.

Krijuesja e hitit “Diell” momentalisht po shijon një lidhje dashurie me biznesmenin Adis Patushi.

Romanca vjen pak muaj pasi shprehu pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana, me të cilin u njoh brenda shtëpisë. 

(Kosova Sot Online)