Dr. Flori do të mbushte 43 vjeç, anëtarët e grupit “West Side Family” prekin me fjalët e tyre

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 13:55
Dr. Flori do të mbushte 43 vjeç, anëtarët e grupit “West Side Family” prekin me fjalët e tyre

Florian Kondi ose i njohur si Dr.Flori sot do të festonte 43-vjetorin e tij të lindjes.

Ai u nda nga jeta në nëntor të 2014 duke i lënë një humbje të madhe muzikës shqiptare e dhimbje miqve dhe familjes së tij.

Si çdo vit edhe sot u kujtua nga miqtë e tij të ngushtë Landi Fornia dhe Armir Shahini,  me të cilët ka pasur edhe bashkëpunime të suksesshme kur ishin pjesë e grupit “West Side Family”

Përmes një fotografie të vjetër të tyre këngëtari Landi Fornia ka shkruar në Instagram mesazhin prekës “Një foto vlen sa një mijë fjalë.

Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.

Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori

28 shkurt 1979-17 nëntor 2014 ”.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Armiri. Djemtë e kujtojnë gjithmonë mikun e tyre të ndjerë dhe i dedikojnë fjalë emocionuese në çdo rast.

Rikujtojmë se në dhjetor të 2017 Landi dhe Miri i kushtuan klipin me këngën e titulluar “Beso“, pjesë e së cilës ishte edhe Dr. Flori me zërin e tij të regjistruar më përpara.

(Kosova Sot Online)