E quajti “çadër shiu”, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet Olti Currit

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 13:59
E quajti “çadër shiu”, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet Olti Currit

Fjolla Morina u është kundërpërgjigjur deklaratave të Olti Currit që kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

“Në Bibël e para ishte fjala, kurse tek ne shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë themi se ishte Fjolla Morina”.-tha mes të tjerash në “Oxygen Show” Olti, duke e quajtuar atë pa fijen e zërit dhe çadër shiu.

Ditën e sotme ka ardhur një reagim edhe nga Fjolla e cila në një status në InstaStory shkruan:

“Oj zibi pa mu nuk ndez, fort keni qejf me ma xiglu, pa mu nuk ju ndez as emisioni. Shiko merru me ato zibit andej nga Shqipëria se ma keni tesh. Veç je ti se moti i kishe larë specat”, shkroi këngëtarja duke e etiketuar Currin.

Olti e ka rishpërndarë statusin e saj duke përsëritur sërish: “Ti ishe e para”.

Deklarata e plotë e Oltit:

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte, pe dimë gjithë është një vajzë që kur këndon duket sikur flet në telefon.

Kristofor Kolombo zbuloi Amerikën, Fjolla Dubain, po po ishte e para që shkoi në Dubai, kur shkuan të gjithë ajo sigurisht që nuk shkonte më.

Por megjithatë është ngjitur në skenën e festivalit duke qenë në një rresht me Aurela Gaçen, Irma Libohovën e Ledina Çelon. Kur lexonim në revistat e huaja shembull që këngëtarja seksi… dhe shikonim në foto aty Adriana Limën femër dy metra, shala 1.50 kusur ishte trupi.

Ndërkohë në revistat shqiptare shikonim këngëtarja seksi… hapnim revistën dhe ishte Fjolla, ne e njohim të gjithë Fjollën, Fjolla është e gjatë sa një çadër shiu, por ishte e para që hapej gazeta me këto tituj, ishte e para, para Kardashiankave e këtyre tjerave”. 

(Kosova Sot Online)