Flet ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës: Jam beqar dhe i lirë si zogu

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 08:54
Flet ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës: Jam beqar dhe i lirë si zogu

Prej kohësh flitej se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre por megjithëse kaluan muaj dyshja nuk kanë folur dhe konfirmuar thashethemet.

Dhe së fundmi ka qenë biznesmeni nga Gjilani që ka treguar se momentalisht është beqar, që do të thotë se është ndarë përfundimisht nga 33-vjeçarja.

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Beqar dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të merrë nga jeta atë që e meriton”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)