Pritjes i erdhi fundi! Për dy javë Maluman e kemi në Tiranë

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 10:41
Pritjes i erdhi fundi! Për dy javë Maluman e kemi në Tiranë

Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natë dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.

Ardhja e tij u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e koncertit është 14 mars 2022, pra 2 javë nga tani. Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit. Organizatorët këshilluan gjithashtu për ata që duan të shkojnë në koncertin e yllit të muzikës latine, që t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

Koncerti do mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare. Vetë Maluma ka shprehur entuziazëm për ardhjen në vendin tonë.

(Kosova Sot Online)