Bebe Rexha arrin suksesin e madh, ‘Spotify’ i dhuron pllakatën në shenjë mirënjohje

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 10:57
Bebe Rexha arrin suksesin e madh, ‘Spotify’ i dhuron pllakatën në shenjë mirënjohje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të arrijë suksese të mëdha në muzikë. Së fundmi, Bebe ka arritur një miliard dëgjime në “Spotify” me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Kënga “Me, myself and I” është një himn i dashurisë për veten për miliona njerëz në mbarë botën.

Spotify, si dhuratë për këtë sukses e ka surprizuar këngëtaren me pllakatën e mirënjohjes për arritjen e shifrës 1 miliardë dëgjime. Përmes një postimi në InstaStory, ajo tregon e lumtur shpërblimin e saj.

“Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur”, -shkruhet në pllakën që i është dhuruar artistes.

Shqiptarja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante pllakën dhe kërcente bashkë me të.

Kujtojmë se ky sukses pason “In the name of love”, që para një viti arriti një miliard dëgjime në ‘Spotify’.

(Kosova Sot Online)