“E gjithë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci”/ Dua Lipa tregon 7 mënyra për të përkrahur Ukrainën

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 11:06
“E gjithë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci”/ Dua Lipa tregon 7 mënyra për të përkrahur Ukrainën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar së fundmi një iniciativë që ka marrë për të mbështetur shtetin e Ukrainës që po përballet me një situatë të vëshitrë.

Nëpërmjet Instagramit të saj ajo ka publikuar 7 mënyra se si do ta mbështesë popullin ukrainas. Dua Lipa zbuloi se ndihmën e saj do ta japë përmes platformës “Service95”, e cila hyri në treg në fillim të këtij muaji.

“Ndërsa Ukraina lufton kundër ushtrisë së Putinit, e gjithë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci. Edhe ne në Service95 duam të ndihmojmë, kjo është arsyeja pse ne po ndajmë disa mënyra për të mbështetur përpjekjet humanitare, për të ndihmuar me furnizime mjekësore dhe madje për të mbështetur përpjekjet e luftës duke dhuruar për fushatën e financimit të turmave të ushtrisë ukrainase”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotoalbumin e publikuar.

“Mënyra si të mbështesim Ukrainën”, shkruhet në foton e parë të albumit.

Më tej ajo vijon:

UKRAINIAN ARMED FORCES: Banka kombëtare e Ukrainës ha krijuar një llogari të veçantë për të mbeldhur para për forcat e armatosura ukrainase.

UKRAINIAN RED CROSS: Përfshin përgjigje humanitare siç ëshëtë ndihma për refugjatët dhe trajnimi i doktorëve.

REVIVED SOLDIERS OF UKRAINE: Kjo organizatë financon furnizime mjekësore për sipatelt e ushtrisë në vijat e para të Ukrainës lindore

NOVA UKRAINE: Një organiztaë jofitimprurëse në Ukrainë që u ofron qytetarëve gjithçka, nga ushqimi për bebe dhe produktet higjenike, te rrobat dhe furnizimet shtëpieake.

UNCHR: UNCHR-ja po rrit urgjentisht operacionet e ndihmë për të mbështetur qytetaët që po largohen nga vendi. Nevojat urgjente përfshijnë strehim, ndihmë me sende të tilla si batanije, dhe mbrojtjet nga soecialistë.

UKRAINË WORLD: Ndiqni lajme të pavaruar, artikuj, podkaste, video, raportime dhe analiza direkt nga Ukraina.

KYIV INDEPENDENT: Lexo Kyiv Independent për raportimet se si pushtimi dhe konflikti kanë imapkt tek qytetarët, ekonomia dhe politika ndërkombëtare e Ukrainës.

(Kosova Sot Online)