Në lidhje dashurie me Arilena Arën? Popi Kola përfundimisht sqaron raportin me këngëtaren

  • G.G /
  • 02 March 2022 - 13:40
Në lidhje dashurie me Arilena Arën? Popi Kola përfundimisht sqaron raportin me këngëtaren

Prej kohësh tashmë përflitet raporti mes Arilena Arës dhe Popi Kolës.

Ky i fundit që është menaxheri i këngëtares është dyshuar vazhdimisht si i dashuri i saj.

Afrimiteti i treguar mes tyre ka bërë që dyshimet e të gjithëve të ishin më të forta ndërsa Kola së fundmi në “Abc e mëngjesit”, ka folur lidhur me këtë temë duke sqaruar përfundimisht raportin mes tyre.

“Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit,” u shpreh ai duke sqaruar se nuk ka asgjë sentimentale me Arilenën.

Më tej Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.”

(Kosova Sot Online)