Capital T i hynë edhe aktrimit, tregon se në cilin film do të luajë

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 08:39
Capital T i hynë edhe aktrimit, tregon se në cilin film do të luajë

Reperi Capital T ka njoftuar me anë të një statusi në Instagram se do të hyjë edhe në botën e aktrimit

Sipas Capital T, filmi quhet Jericho Ridge derisa pritet që të bëhet në regji të Will Gilbey, i cili ka qenë i nominuar edhe në BAFTA.

“Jam i emocionuar të ju tregoj se do të hidhem edhe në industrinë e filmit me një projekt të madh që quhet ‘Jericho Ridge’, i cili do të punohet me regji të Will Gilbey – fitues i BAFTA-së! Shumë i lumtur të filloj këtë përvojë të re me yje të tjerë të mëdhenj si Nikki Amuka Bird – e nominuar në BAFTA”, ka shkruar fillimisht ai.

Në fund ai ka falënderuar edhe disa nga personat që e kanë propozuar atë për këtë rol.

“Do ta bëjë më të mirën për këtë projekt që do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do vinë. Shumë falënderime që me morët mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate”, ka shkruar Capital T. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

(Kosova Sot Online)