Ylli Limani tregon për jetën e tij sentimentale: Po të them që jam në një lidhje…

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 10:57
Ylli Limani tregon për jetën e tij sentimentale: Po të them që jam në një lidhje…

Këngëtari i njohur, Ylli Limani, i ftuar në “Pardon my French” ka treguar rreth projekteve që ka nisur, përjetimit të luftës dhe jetës sentimentale.

Që në fillim të bisedës, Ylli zbuloi se është duke punuar me një projekt që lidhet me Top Media-n në tërësi.

Sa i takon situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, këngëtari tha se po përpiqej ta përjetonte sa më pak. Ylli Limani gjithashtu komentoi edhe videon ‘virale’ ku teksa ushtarët shfaqeshin duke përqafuar të dashurat e tyre për t’u nisur në luftë, kënga e artistit ishte e montuar në video që u shpërnda kudo, madje dhe nga Kourtney Kardashian.

“Jam menduar disa orë a ta postoj apo jo se më dukej që fitova pikë prej një situate të tillë. Kur e pashë këngën ‘Vonë’ që u shpërnda në gjithë botën. Kjo është këngë që ka lindur para 4 viteve.”, tha këngëtari.

Gjatë kësaj interviste Ylli ka folur edhe për jetën e tij sentimentale dhe përse ai vendos ta mbajë atë private.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)