Maluma më në fund në Tiranë!

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 14:31
Maluma më në fund në Tiranë!

Koncerti i shumëpritur i Maluma në Tiranë më në fund do të realizohet.

Pas dy anulimeve përshkak të Covid-19, publiku shqiptar brenda pak ditësh mund të shijojë nga afër performancën e yllit botëror.

Ardhja e tij u lidh me Ditën e Verës dhe data e re e është pikërisht 14 mars 2022, pra për 11 ditë nga tani.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do ketë rimbursim të biletave të blera, por do jenë të vlefshme për datën e re.

Organizatorët po ashtu këshilluan për ata që duan të shkojnë në koncertin e yllit të muzikës latine, t’i ruajnë biletat. Koncerti do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)