Pse Irina Shayk i del kundër Putinit

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 15:05
Pse Irina Shayk i del kundër Putinit

Irina Shayk, është modelja me origjinë ruse, që së fundi mbështeti Ukrainën.

Përmes një postimi në Instagram, doli kundër vendit të saj duke i thënë jo luftës.

Shayk, ndau një foto të një shenje paqeje bardh e zi, ndërkohë që Rusia po vazhdon të pushtojë Ukrainën.

“Jo luftës. Unë do të dhuroj për Unicef dhe Red Cross Ukraine, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe botërore”, u shpreh modelja.

Rusia nisi një sulm në Ukrainë më 24 shkurt, me Vladimir Putinin që e cilësoi atë një “operacion special ushtarak”.

Mijëra njerëz janë larguar nga Ukraina dhe shumë të tjerë janë strehuar.

(Kosova Sot Online)