Përse Kate Middleton nuk e heq pallton

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 21:05
Përse Kate Middleton nuk e heq pallton

Kate Middleton është një nga zonjat më elegante me gjak blu.

Ajo i kushton rëndësi të veçantë pamjes së saj dhe çdo herë jep mësime elegance dhe stili.

Megjithatë, bashkëshortja e Princit William kujdeset që veshja e saj të ndjekë gjithmonë protokollin mbretëror dhe të mos devijojë kurrë prej tij. Edhe një nga “kushtet” që parashikon protokolli i rreptë është edhe palltoja.

Do ta keni vënë re se Kate nuk e heq kurrë pallton kur e ka veshur, edhe kur është në dhomë. Diçka që ka ngritur pikëpyetje nëse është rastësi që ajo nuk e heq pallton. Jo, nuk është rastësi.

Në veçanti, “mbrohet” nga protokolli mbretëror, sepse akti i heqjes së palltos para publikut, konsiderohet sipas standardeve mbretërore, si “diçka që nuk i shkon për shtat një zonje”.

Image


(Kosova Sot Online)