Ftuesja e Eurovision i kërkon Bidenit dhe NATO-s të mbrojnë Ukrainën

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 14:41
Ftuesja e Eurovision i kërkon Bidenit dhe NATO-s të mbrojnë Ukrainën

Këngëtarja ukrainase Ruslana, ka kërkuar mbrojtje nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe NATO-s të mbrojnë qiellin e tyre. Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo bëri thirrje për ndihmë dhe pyeti nëse bota dëshironte një përsëritje të katastrofës bërthamore të Çernobilit.

E njohur si fituesja e Eurovision Song Contest në vitin 2004, ajo aktualisht ndodhet në Karpate, ku organizon punë vullnetare, duke përfshirë edhe përgatitjen e ushqimit për njerëzit.

“Si ambasadore e vendit tim, si fituese e Eurovisionit, tani flas në emër të të gjithë popullit tim. Ne i kërkojmë Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mbrojnë qiejt tanë. Ushtria ukrainase do të mbrojë Evropën nëse na mbroni. Merrni një vendim për sigurinë e gjithë botës”, u shpreh Ruslana.

Sakaq, në përshkrimin e njërës prej videove, ajo pyeti nëse njerëzit dëshironin një tjetër katastrofë bërthamore, duke theksuar se të gjithë do të vdisnin nëse raketa e Putinit godiste Çernobilin.

“A e doni Çernobilin 2? Askush nuk flet për të, por ne duhet të bërtasim. A e kuptoni se çfarë është Çernobili 2? Veproni para se të jetë tepër vonë”, tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)