Zbulohen prezantuesit e Oscar 2022, mes tyre edhe Lady Gaga

  • G.G /
  • 04 March 2022 - 16:44
Zbulohen prezantuesit e Oscar 2022, mes tyre edhe Lady Gaga

Këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga do të jetë një nga bashkëprezantueset e ndarjes së çmimeve Oscar. Gjithashtu prezantuesit e tjerë do të jenë Chris Rock, Kevin Costner, Zoe Kravitz, Rosie Perez dhe fituesja e aktores më të mirë dytësore të vitit të kaluar, Yuh-Jung Youn.

Çmimet Oscar bëjnë që fituesit e vit të kaluar të prezantojnë çmimit e këtij viti. Prezantues të tjerë do t’i bashkohen shfaqjes do të zbulohen në javët e ardhshme.
Në një noftim të bërë u tha se organizuesit nuk do të kërkojnë prova të vaksinimit kundër COVID-19 për interpretuesit dhe prezantuesit.

Sakaq, për sa iu përket të ftuarve ata e kanë të detyruar të tregojnë prova të vaksinimit si dhe dy teste negativë PCR. Gjithsesi prezantuesit dhe interpretuesit ddo të testoheshin për COVID-19, në përputhje me protokollet e sigurisë të përcaktuara nga Departamenti i Shëndetit.

(Kosova Sot Online)