Selena shkrihet pas shqiptarit

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 18:40
Selena shkrihet pas shqiptarit

Në fillim të kësaj jave, Selena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipës në New York City me biznesmenin Zen Matoshi, duke bërë që disa fansa të pyesin se çfarë po ndodhte mes dyshes.

Pavarësisht thashethemeve, burime kanë bërë me dije se nuk ka asgjë mes tyre më shumë sesa miqësi.

 

“Ata janë miq. Ai punon në punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës”, tha një burim për “E! News”.

Selena dhe Zen shkaktuan bujë kur u panë, në Madison Square Garden më 1 Mars.

 

Edhe pse artistja nuk publikoi asgjë, sipërmarrësi postoi një video në rrjete sociale.

Selena duket se nuk është në kërkim të dashurisë për momentin dhe po fokusohet te linja e saj kozmetike.

 

Kujtojmë që Selena është përfolur kohët e fundit se ka nisur një romancë me aktorin Chris Evans.

Image

(Kosova Sot Online)