Ronela Hajati zbulon ‘Sekretin’ që prisnim të nxirrte prej kohësh

  • G.G /
  • 05 March 2022 - 11:16
Ronela Hajati zbulon ‘Sekretin’ që prisnim të nxirrte prej kohësh

Të premtën është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Sekreti” të Ronela Hajatit që do na përfaqësojë në Eurovision 2022. Kënga është ndryshuar dhe një pjesë e mirë e saj tashmë është në anglisht, ndërsa është xhiruar në disa nga atraksionet më të rëndësishme turistike të vendit.

Çdo element i videoklipit është bazuar në mitologji. Vetë Ronela quhet Vjosa, si lumi i fundit i egër i Europës. Regjia e produksioni i videoklipit është realizuar nga Ledion Liço dhe protagonist siç duket është edhe Florian Agalliu. Klipi është një histori më vete dashurie e pamundur, siç shihet. “Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj.

https://www.youtube.com/watch?v=iMu47raqbcc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)