Jo vetëm në tapetin e kuq, Angelina Jolie duket mjaft elegante edhe kur bën shopping/FOTO

  • G.G /
  • 05 March 2022 - 13:50
Jo vetëm në tapetin e kuq, Angelina Jolie duket mjaft elegante edhe kur bën shopping/FOTO

Ajo është një nga aktoret që nuk zhgënjen në asnjë nga daljet e saj nëpër tapetet e kuq. Megjithatë, Angelina Jolie duket po kaq elegante dhe me klas edhe kur bën shopping, larg shkëlqimit të Hollivudit.

Aktorja e njohur u fotografua teksa po bënte shopping këtë të premte, nën shoqërinë e vajzës së saj 15-vjeçarë.

Ylli i filmave u shfaq e veshur me një pallto të gjatë ngjrë të zezë, duke e kombinuar me maskë dhe zyze të të njetës ngjyrë, ndërsa po ecte rrugës e shoqëruar edhe nga truproja e saj.

Vajza e saj, Shiloh, ishte e veshur më sportive me një hoodie, pantollona dhe atlete në ngjyrë bardh e zi.

Dalja për blerje vjen pasi Angelina publikoi në Instagram javën e kaluar një foto të ëmbël të vetes duke buzëqeshur përkrah vajzës Shiloh në Kamboxhia.

(Kosova Sot Online)