Loredana zbulon raportin që ka me Mozzik pas ndarjes së dytë

  • G.G /
  • 07 March 2022 - 10:52
Loredana zbulon raportin që ka me Mozzik pas ndarjes së dytë

Loredana ka ndarë me fansat për herë të parë detaje nga ndarja me Mozzik. Duket se ndarja e dytë moes tyre nuk ka qenë dhe aq e lehtë.

Nëpërmjet pyetësorit me fansat në rrjetet sociale, reperja është përgjigjur ftohtë dhe shkurt për lidhjen me Mozzik, duke lënë të kuptojë se mes tyre nuk ka mbetur shumë as edhe si miq. Nga ana tjetër, ata vijojnë të merren vesh për hir të vajzës së tyre.  “A ka diçka mes teje dhe Mozzik?” – ka qenë njëra prej pyetjeve të cilës i është përgjigjur vetëm me “Jo”.

Një detaj tjetër që iu ka interesuar fansave ka qenë në lidhje me raportin e përbashkët që iu duhet ta kenë shkaku i vajzës, Hanës.  “Pavarësisht të gjithave, a merreni vesh kur bëhet fjalë për Hanën?” – ka qenë një tjetër pyetje të cilës i është përgjigjur me logjikën e njëjtë – shkurt.  “Duhet” – ka deklaruar Loredana në Instagram.

(Kosova Sot Online)