Motra e Dagz ndërhyn në mes të emisionit ku moderonte Einxhel, ja mesazhi për kunatën

  • G.G /
  • 07 March 2022 - 12:41
Motra e Dagz ndërhyn në mes të emisionit ku moderonte Einxhel, ja mesazhi për kunatën

Gjatë ditës së sotme, ish – banorja e ‘’Big Brother Vip’’, Einxhel Shkira dhe Isli Islami kanë bashkëprezantuar emisionin e mëngjesit në ‘’Top Channel’’. Kjo ndodhi pasi Ori Nebiaj ishte në një angazhim politik, kështu që Einxhel mori vendin krah Islit. Ndërkohë, e ftuar në emision ka qënë edhe motra e DJ Dagz, Aurora Gumishta.

Teksa është pyetur nga Isli se si është parë romanca e Einxhel dhe Dagz-it brenda shtëpisë, Aurora është shprehur se e ka ditur që nga fillimi se mes tyre do të kishte diçka dhe se e ka kuptuar Einxhelin kur ishte e stepur në fillimet e lidhjes me Arbërin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

‘’Besoj se i keni parë dhe intervistat e tjera, por unë jam person që lexoj informacione mes rreshtave dhe gjithmonë kam qënë pro asaj që kam shpresuar dhe kam parë diçka te Einxhel, atë që ka parë dhe Arbëri. Kështu që unë prej fillimit, e kam ditur që gjthësesi do të ketë diçka, edhe kam parë sidomos prej veprave të Einxhel duke pasur parasysh çfarë karakteri ka, edhe sa e fortë është, ku lëshohet nga njëra anë në tjetrën se ne femrat e kemi më të vështirë t’i lëshohemi ndjenjave, edhe pse shumë herë mendojmë se e kemi më të lehtë. Unë besoj se e kemi më të vështirë. Edhe sidmos të tregojmë ndjenja para të gjithë Shqipërisë, atëherë ka arritur ta lëshoj Einxhel murin që kishte vendosur para vetes. Unë si femër ngjasoj shumë si Einxhel këtë aspekt e kuptoj’’, tha Aurora.


Sakaq, nga ana tjetër Einxhel gjeti rastin ta falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë asaj brenda shtëpisë, por edhe jashtë.

”Faleminderit paraprakisht. Unë nuk e kisha ditur nga brenda që Aurora kishte nisur suportin nga brenda, shumë më përpara se unë të krijoja një lidhje romancë me Dagzin. E falënderoj për çdo fjalë të mirë që ka thënë, për të gjithë suportin dhe mbi të gjitha e falënderoj që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që ma mërziti vëllain nuk është gjë, ka ditur të lexoj edhe ajo një vajzë tjetër që është e ngjashme me karakterin e saj, arsyen e stepjes time. Mbi të gjitha ka velrësuar forcën time dhe kur më ka ardhur videomesazhi i Aurorës, pikërisht fjalët që ajo kishte zgjedhur të thoshte ishin fjalët që më bën super të lumtur. Dhe për këtë të falënderoj tej mase shumë’’, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Isli i ngacmoi nëse ishin gati për llokume. “Po, mendoj se jemi gati. Aurora ka qenë gjithmonë gati”, tha Einxhel me të qeshur, gjë që e miratoi dhe Aurora.

(Kosova Sot Online)