Dafina nuk ndalet, sjell “Dashni”

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:10
Dafina nuk ndalet, sjell “Dashni”

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka lansuar sonte këngën e saj më të re Dashni në bashkëpunim me Muman

Këngëtarja kosovare vazhdon të jetë aktive dhe sonte ajo ka sjellë këngën e saj të katër me radhë brenda tre muajve me titullin “Dashni”.

Pasi sjelli këngën “Tdud-duh” bashkë me të dashurin e saj DJ Geek dhe këngën “Mos lëndo” si këngë solo, Dafina sonte ka sjell këngën Dashni që është një bashkëpunim me Muma.

Kënga është një prodhim i Cricket kurse melodia e këngës është krijuar nga Muma dhe Dafina Zeqiri ndërkaq teksti është shkruar nga Muma dhe Elinel.

Dafina vitin e kaluar realizoi dhjeta kënga si dhe krijoi një album dhe duket se edhe këtë vit do të jetë aktive në tregun tonë. 

(Kosova Sot Online)