Çfarë ndodhi papritur? Nis konflikti mes reperave, Majk i bën ‘diss’ Don Xhonit!

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:33
Çfarë ndodhi papritur? Nis konflikti mes reperave, Majk i bën ‘diss’ Don Xhonit!

Reperi Majk është një nga artistët më të dashur  të publikut shqiptar, për shkak  të këngëve të tij që janë kthyer në ‘hit’-et më të preferuara të të gjithë shqiptarëve.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi ku ka ndarë disa detaje për jetën e tij profesionale  dhe mbi projektet e reja.

Is Paperwork Taking over Your Life? Organize It Easily.

EPSON

Ndër të tjera, ashti siç është rutina e programit, Majk ka realizuar ‘freestyle’-n e tij, me anë të të cilit i ka bërë ‘diss’ disa reperëve të tjerë.

Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje kanë qenë  disa nga fjalët të cilat duket se i dedikohenin Don Xhonit. Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.

“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.

“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”

Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:

“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri diss edhe Majk dhe Getoarit. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.”

(Kosova Sot Online)