Modeli i flokëve të Malumës po cilësohet si më i veçanti dhe më i pazakonti në “Muajin e Modës”

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:46
Modeli i flokëve të Malumës po cilësohet si më i veçanti dhe më i pazakonti në “Muajin e Modës”

Maluma ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me modelin e tij të flokëve në “Paris Fashion Week”.

Këngëtari latin është kthyer në një sensacion falë këngëve të tij, por gjithashtu edhe fizikut perfekt që e ka bërë ndër këngëtarët më të preferuar të femrave.

Jemi mësuar me eksperimentet e shumta që “pretty boy dirty boy” bën në look, prandaj edhe flokët i ka pasur në ngjyra të ndryshme.

Në rrjetet sociale ai tregoi para pak ditësh se është rikthyer te flokët biond. Por, në Paris nuk mund të shkonte kaq ‘thjesht’, andaj ka menduar të shtojë një detaj që e bëri atë kryefjalë të mediave sociale.

Artisti ka pikturuar një zemër të kuqe të thyer pas koke. Aktualisht ai është në gjendje të mirë emocionale pasi prej kohësh ndodhet në një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë, ai ka zgjedhur që zemra të jetë e thyer. Ndonëse shumë yje janë komentuar me paraqitjet e tyre në “Muajin e Modës”, duket se ky është modeli më i veçantë i flokëve.

Ja disa nga modelet dhe ngjyrat e flokëve të yllit kolumbian:

(Kosova Sot Online)