Dagz publikon foto me nënën, merr vëmendje komenti i Einxhel

  • G.G /
  • 09 March 2022 - 11:14
Dagz publikon foto me nënën, merr vëmendje komenti i Einxhel

Dagz ka publikuar foto me nënën.

Arbër Gumnishta ndryshe i njohur me nofkën e tij artistike Dj Dagz, ka publikuar foto me të ëmën.

Përveç fotos ai bashkangjiti edhe një video ku u shfaq duke përqafuar ngrohtësisht nënën.

Ndërkohë nuk ka munguar as dedikimi me rast të 8 Marsit: “Çdo gjë per ty NËNA IME Të dua shumë”, ka shkruar Dagz.

Në anën tjetër mori vëmendje edhe komenti i Einxhel në postimin e partnerit dhe ‘vjehrrës’ “Dashuri e Pastër”, shkroi Einxhel duke e shoqëruar me një emoji me zemër.

Përndryshe, Dagz dhe Einxhel janë një nga çiftet që janë krijuar brenda BBV.

(Kosova Sot Online)