Bufi pas rritjes së çmimeve: “Zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit”

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 10:05
Bufi pas rritjes së çmimeve: “Zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit”

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka zgjuar panik të madh tek qytetarët e Kosovës.

Edhe fytyrat publike përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar që të merren masa.

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu i njohur në publik si “Bufi”, edhe kësaj radhe erdhi me një batutë për ngritjen e çmimeve, ku sipas tij në këtë situatë që gjendemi opsioni i tij i vetëm është që ta ngushtojë lukthin.

“Me keto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme per mu mbetet ngushtimi i lukthit.

A per sa i perket krejt juve qe thojshit qe kerri 1.6 eshte seri e deshtume, plasni tash, hyhyhy.”,shkroi aktori në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)