Kënga e re e Dafina Zeqirit “Dashni” në bashkëpunim me Mumën renditet e 12-ta në botë

  • G.G /
  • 10 March 2022 - 13:12
Kënga e re e Dafina Zeqirit “Dashni” në bashkëpunim me Mumën renditet e 12-ta në botë

Dafina Zeqiri momentalisht është njëra nga këngëtaret më në trend të momentit.

Secila prej projekteve që ka lansuar është shndërruar në hit dhe kjo po vazhdon të dëshmohet çdo herë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e fundit me Mumën të titulluar “Dashni”.

Në vetëm dy ditë, ky projekt ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.

Madje, siç u raportua së fundmi është renditur e 12-ta në botë.

Kjo arritje u bë e ditur nga producenti i kësaj kënge, Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket.

“Dashni” mbetet dueti i dytë i Dafinës dhe Mumës, pas atij “Pa ty” që deri më tani ka grumbulluar mbi 50 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)