(Zh)veshja e shtatzënisë së Rihanna-s kësaj radhe është tjetër nivel

  • G.G /
  • 14 March 2022 - 11:15
(Zh)veshja e shtatzënisë së Rihanna-s kësaj radhe është tjetër nivel

Rihanna bëri prapë xhiron e botës me pjesëmarrjen në një event të ULTA Beauty në LA. Marka e saj e kozmetikës iu shtua rrjetit të dyqaneve dhe në inagurim nuk mund të mungonte themeluesja. Me një pamje që nuk është dhe aq e re, por me kombinim shumë surprizues, Rihanna tregoi se s’ka ndërmend ta mbulojë barkun, por shtatzëninë do e përjetojë në mënyrën më seksi. Ajo ishte veshur me Coperni. Fundi me xixa dhe shkëlqim deri në fund të këmbëve dhe një bluzë shumë e shkurtër me mëngë të gjata në ngjyrë gri me shkëlqim. Rreth barkut ajo kish vendosur një zinxhir, ndërsa vëthët janë diamanti.

Kështu prap gjithë bota po flet për Rihannan.

(Kosova Sot Online)