Dy këngëtarët e njohur premtojnë një projekt të ri muzikor/ Ja çfarë kushti kanë ata për fansat e tyre

  • G.G /
  • 14 March 2022 - 11:37
Dy këngëtarët e njohur premtojnë një projekt të ri muzikor/ Ja çfarë kushti kanë ata për fansat e tyre

Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Genta Ismaili dhe Valton Krasniqi duket se do të sjellin shumë shpejt një projekt të ri muzikor për fansat e tyre.

Artistat janë takuar në studio për të realizuar një duet së bashku. Këtë gjë e ka bër të ditur Valtoni ku nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram është shfaqur me Gentën dhe kanë zbuluar  për ndjekësit se kanë në plan të sjellin një projekt të ri muzikor por me një kusht.

Dyshja dëshiron të dijë mendimin e fansave nëse e miratojnë këtë bashkëpunim të tyre. Krahas videos janë bërë komente pafund ku një pjesë e madhe tyre i simpatizojnë artistat dhe tregojnë se mezi po e presin këngën e tyre të radhës.

“Përshendetje të gjithëve gjendemi në studio unë dhe Genta kur siç e dini tashmë ështënë Zvicër duke jetuar. Jemi takuar këtu në studio dhe kemi një ide të bëjmë një duet së bashku. Po e mendonim, “Valton ft Genta”. Por pa mendimin tuaj dhe pa komentet tuaja ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë kështu që në qoftë se ju dëshironi që të bashkëpunojmë ne, komentoni poshtë na shkruani dhe ne do të bëmë diçka super të bukur për ju. Faleminderit të gjithë ju që na përkrahni, jeni suport për ne, ju duam shumë”-  kanë treguar këngëtarët në video.

(Kosova Sot Online)