Merr fund ndarja/ Tuna fal Patrisin, çifti feston ribashkimin në Dubai

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 11:44
Merr fund ndarja/ Tuna fal Patrisin, çifti feston ribashkimin në Dubai

Vazhdon telenovela Tuna-Patris. Çifti prej vitesh ka një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një ndarje të dyshes, vetëm pak muaj pasi u pajtuan.

Por edhe këtë herë paska qenë vetëm një debat për të dy, duke u rikthyer sërish bashkë. Këngëtarja prej ditësh ka publikuar foto nga pushimet që po bën me familjen e saj në Dubai. E nëse ju mendoni se këto ishin pushiemt e një nënë beqare me dy djemtë e saj, gaboheni. Bashkë me të është edhe Patrisi, duke konfirmuar kështu ribashkimin e tyre. Familja është duke pushuar dhe duke shijuar ditët me diell, por edhe këtë ribashkim. E si për ta konfirmuar, Patrisi ka publikur foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen.

Në një histori gati 6-vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publike, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim.

Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit. Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

(Kosova Sot Online)