Kim Kardashian tregon çka i tha Kanye West

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 21:05
Kim Kardashian tregon çka i tha Kanye West

Ai me tha se karriera ime mori fund”! Kështu thotë Kim Kardashian që i ka thënë Kanye West pas ndarjes së tyre dhe kjo paraqitet në emisionin e tyre të ri, “The Kardashians” teksa ajo shfaq edhe disa mesazhe që ia dërgon të dashurit të saj të ri, Pete Davidson

Trileri i parë zyrtar i serisë së re për “Hulu” të emisionit “The Kardashians” është lansuar të hënën në mëngjes.

Më shumë ka informacione që ndajnë yjet si Scott Disick dhe Tristan Thompson.

Pjesët më interesante janë ato të Kim Kardashianit – ndarjes së saj me Kanye dhe lidhja e saj e re me Pete.

Ajo shihet duke i thënë Kourtneyt (motrës së saj) se burri i saj West pas ndarjes i kishte thënë asaj se “karriera e saj do të marrë fund”.

41 vjeçarja, nëna e katër fëmijëve po ashtu dëgjohet duke thënë se “e kishte shumë të vështirë martesën me Kanye”.

Sirena është parë paksa e stresuar teksa lutet duke hyrë në emisionin Saturday Night Live.

(Kosova Sot Online)