As nuk e merrni dot me mend ç’sukses ka korrur Dua Lipa me Levitating!

  • G.G /
  • 15 March 2022 - 14:23
As nuk e merrni dot me mend ç’sukses ka korrur Dua Lipa me Levitating!

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese të mëdha në arenën e muzikës ndërkombëtare.

Ajo ka krijuar shumë hite të cilat janë bërë të njohura për të gjithë botën dhe vazhdojnë të dëgjohen nga mijëra njerëz

Pas suksesit të shumë hiteve që ajo ka arritur, tani edhe kënga “Levitating” ka shënuar një sukses të madh. Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 26-vjeçare ka arritur suksesin e rradhës me “Levitating”, si kënga e artistes së vetme femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës në “Billboard Hot 100”.

Ky projekt muzikor i Dua Lipës ka qëndruar plot 70 javë në top-listë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “Hoë Do I Live” që qëndroi 69 javë në top-list.

Ky lajm e ka gëzuar dhe befasuar shumë artisten me famë ndërkombëtare dhe e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ku aty ajo ndiqet nga miliona ndjekës.

Aktualisht Dua Lipa ndodhet në turneun “Future Nostalgia”, ku po bën disa koncerte në disa vende të ndryshme të botës.

Koncertet që kanë nisur fillimisht në Amerikë dhe më pas kanë vijuar në të gjithë vendet e tjera të botës.

(Kosova Sot Online)