Nga çmimi marramendës tek reçipetat në skenë, këto janë të vërtetat pas debatit të Malumës

  • g./g /
  • 17 March 2022 - 09:58
Nga çmimi marramendës tek reçipetat në skenë, këto janë të vërtetat pas debatit të Malumës

Maluma ishte për disa ditë radhë kryefjalë e portaleve por dhe vetë shqiptarëve për koncertin që mbajti në Tiranë e kostot e larta. Uarda Koçi , e cila është pjesë e agjencisë që merret me organizime eventesh dhe në këtë rast të Malumës, ishte në ‘Abc e Pasdites’ ku foli pikërisht për këtë shijen pas mbylljes së koncertit, ku nuk munguan as komentet nga figurat politike.

Ajo gjatë bisedës nënvizoi se nga data 8 mars janë marrë me kushtet teknike profesionale të skenës, strukturat, backstag-in dhe çdo kërkese tjetër që i vinte nga nga skuadra ndërkombëtare, duke qëndruar larg lajmeve në portale. Pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe duhet thënë që në ditën e verës u festua duke kulmuar me koncertin e Malumës, ku më shumë se sa 2 mijë ishin të huaj që ndoqën koncertin.

Në fund ajo shtoi se:  “Energjia e skuadrës së Malumës ishte e jashtëzakonshme, në fakt me tu fikur muzika ishin ata të parët që dërguan mesazhe falënderuese për gjithë profesionalizmin dhe formën se si kishim ndërtuar gjithçka. Dhe kemi marrë fjalët më të mira, dhe kjo përkthehet pastaj në reagimin e tyre në rrjetet e tyre sociale, në rast se mungonte energjia dhe bashkëpunimi nuk do të kishim postime”.

Sytjenat e famshme a i mori Maluma apo i la në skenë? Uarda tha se me siguri i ka marrë me vete se në skenë nuk kishte gjë.

(Kosova Sot Online)