“Kur flas unë mbylle gojën, mos ta dëgjoj zërin”/ Kë po ‘shënjestron’ Dafina Zeqiri me këtë diss

  • G.G /
  • 17 March 2022 - 10:39
“Kur flas unë mbylle gojën, mos ta dëgjoj zërin”/ Kë po ‘shënjestron’ Dafina Zeqiri me këtë diss

Dafina Zeqiri dikujt po përpiqet t’i bëjë diss dhe kjo gjë nuk mund të mos u shpëtonte fansave të saj.

Këngëtarja ka postuar së fundmi në Instagram një video në Instagram ku shihet duke repuar një pjesë nga kënga e saj ”Ma t’mir m’ka bo nana” në bashkëpunim me Elinelin për albumin e saj të fundit “Dafinë moj”.

Në pjesën në fjalë thuhet:

“Don me dit qysh nihna
Unë kur foli mshele gojën zanin mos ta ni’ ma
S’ja kom zgat dorën kërkujt ton’ kto vjet e mija
Keni marrë sa keni mujt tash vjen llogaria

M’pytin a pi sheh
M’pytin a pi sheh
Kurrë nuk munen me m’bo dom jon si alltia pa fishek yo

Do-do your best do your do your do your best
Kur vjen Dafina ti qan-q-qan

Big dogs
Got some big scars
Nese don me dit pse po fryna?
Mi plas jaa.
Jom Boss kta s’kan klasë
Everytime me gojë hap mi lon me miliona”

Në sektorin e komenteve të shumë kanë qenë fansat që kanë nisur të komentojnë diss-in dhe faktin që Dafina e rikthye pikërisht tani.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh i koduar për kolegët e saj apo thjesht Dafina e pëlqen shumë këtë këngë dhe ka dashur të bëjë një video me të.

Kujtojmë se dy vite më parë ajo pushtoi mediat rozë me diss-et e vazhdueshme ndaj Taynës, diss-e që edhe kjo e fundit ia ktheu në rrjetet sociale e këngë. Mbeten të paqarta motivet por dy vajzat prishën miqësinë papritur dhe filluan të ironizohen.

Megjithatë, kohët e fundit u duk se gjërat mes tyre u qetësuan. Të jetë ky diss për Taynën?

(Kosova Sot Online)