Beatrix Ramosaj rikthehet në vëmendje me pozat e reja

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 12:10
Beatrix Ramosaj rikthehet në vëmendje me pozat e reja

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, gjatë kësaj kohe ka qenë cak i mediave dhe shtypit rozë.

Pjesëmarrja në spektaklin Big Brother VIP dhe marrëdhënia me aktorin Donald Veshaj e ka rikthyer në vëmendje të plotë, përkundër imazheve që herë pas here publikon në rrjete sociale.

Ndonëse në një periudhë ka qenë më e tërhequr, 27-vjeçarja po vazhdon të jetë aktive me postimin e fotografive të reja.

Ajo kësaj radhe ka shpërndarë disa atraktive në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa.

Bukuroshja dukej me shumë stil në një veshje më larg elegantes, gjersa ka pozuar pranë një pishine.

Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta në hapësirën për komente nga miqtë e admiruesit e muzikës së saj.

Sa i përket prurjeve muzikore, e fundit mbetet “Faj” të cilën ia dedikoi ish-të dashurit të saj, Donald Veshajt. 

(Kosova Sot Online)