Tha se i mungon Dhurata, Noizy e fshin postimin

  • G.G /
  • 18 March 2022 - 12:10
Tha se i mungon Dhurata, Noizy e fshin postimin

Këtë javë Dhurata Dora ka publikuar projektin e saj më të fundit “M’ke mungu”.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani numëron 2.6 milion klikime në Youtube.

Përkrahja nga kolegët e saj artistë nuk ka munguar për këtë projekt, por ai më i veçanti si duket ka ardhur nga Noizy!

Ai ka publikuar videon e shkurtër nga klipi në insta story dhe shkruan: “Më mungon edhe ti gjithashtu”, siç shihet më poshtë në foto.

Ai shprehet se e pëlqen shumë projektin dhe se është “flakë fare”. Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar më herët dhe kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë tani.

(Kosova Sot Online)