Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin i bashkoi ‘dashnia me raki’

  • G.G /
  • 19 March 2022 - 13:41
Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin i bashkoi ‘dashnia me raki’

Elvana Gjata ka publikuar më 16 mars projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimin.

Që prej momentit që doli në treg e deri tani kënga numëron 1.6 milionë klikime.

Ngjyra pranverore, zëra të bukur dhe një tekst që të ngulitet në mendje menjëherë sapi e dëgjon.

Por ajo që na bëri përshtypje ne, e që publikuar mund t’i ketë kaluar pa kuptuar është fraza “dashni me raki”.

Në minutën 1:17 të këngës së titulluar “Ex”, Elvana këndon frazën “dashnia me raki” që është titulli dhe refreni i një kënge të Flori Mumajesit në bashkëpunim me Ghetto Geasy.

Duket që bashkëpunimit prej shumë vitesh me Florin kanë ndikuar në mënyrën si Elvana ka realizuar këngët e saj.

Me siguri, një pjesë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një frazë që përdoret gjerësisht në Kosovë por në momentin e parë që e dëgjuam ne na shkoi në mendje menjëherë hiti i vitit 2018.

(Kosova Sot Online)