A është ky detaji që dëshmon se Donaldi ia dedikoj këngën Borës?

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 10:11
A është ky detaji që dëshmon se Donaldi ia dedikoj këngën Borës?

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Donald Veshaj ditën e djeshme e ka publikuar këngën e titulluar “Nuk Je”.

Prej fillimit, ndjekësit ishin të bindur se ishte një dedikim për Bora Zemanin, ngase në rrjete sociale qarkulloi një video ku Donaldi po i tregonte Semit brenda shtëpisë së Big Brother se do t’i dedikonte Borës një këngë me një pjesë teksti ku thotë: “Jam idiot, ama jam idiot jot”.

Pikërisht kjo pjesë teksti ndodhet në këngën e re.

Megjithatë, tashmë që kënga është publikuar, një tjetër detaj na bind se kënga është posaçërisht për moderatoren shqiptare.

Në fund të klipit, shfaqet numri “5”që është data kur Bora dhe Donaldi kanë nisur romancën mes tyre.

Kujtojmë se një javë pas hyrjes në Big Brother, Donaldi takoi Borën, edhe pse ishin të ndarë, dhe kjo u mor nga të gjithë si pajtim mes tyre.

Megjithatë, Donaldi pas hyrjes së konkurrentes së re, Beatrix Ramosaj, u deklarua si beqar dhe nisi një romancë brenda shtëpisë me të që mbeti vetëm brenda mureve të shtëpisë.

Pas daljes nga Big Brother, Trixa dhe Donald i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa Bora në lidhje me historinë e trekëndëshit ku bën pjesë ka reaguar vetëm njëherë ku ka thënë se nuk dëshiron ta gjykojë.

Image

(Kosova Sot Online)