Luana dhe Marina Vjollca rrogat e para ia dorëzonin nënës

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 13:12
Luana dhe Marina Vjollca rrogat e para ia dorëzonin nënës

Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar. Motrat kanë kujtuar së fundmi fillimet e karrierës së tyre.

Madje, kanë zbuluar se rrogat e para ia kanë dhënë mamasë së tyre dhe për këtë kishin një arsye.

“Ne e dorëzonim rrogën që të dyja në shtëpi, e merrnim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, ‘Që mos iu marrë koka erë’”, na thoshte mami”, u shprehën moderatoret në “Ëndërrtjerrësit”.

Sa i përket jetës private, Marina prej disa muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Marget. Ndërsa, Luana thuhet se po vazhdon lidhjen disavjeçare me biznesmenin Krenar Cocaj.

(Kosova Sot Online)