19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 13:55
19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë

Një këngëtare 19-vjeçare, e cila ishte tallur në fëmijëri nga mësuesja e saj, ka mahnitur trajnerët e spektaklit “The Voice Australia” me talentin e saj.

Kur Alley Eley nga Melburni, ishte nëntë vjeçe, një moment mizor tronditi besimin e saj si këngëtare.

“Kisha një mësuese të cilën e shikoja; asaj i pëlqente të këndonte gjithashtu”, shpjegon Alley në një video paraprake të publikuara nga ausicionet e sezonit të ri të “The Voice Australia”.

 

“Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh’”, kujtoi ajo.

“Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.

Dhjetë vjet më vonë, ajo është duke qëndruar në skenën e “The Voice”, duke hallakatur mendjen e yjeve të mëdhenj si: Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian me talentin e saj.

Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, duke e shtyrë trajneren Rita Ora që të nxitojë në skenë drejt saj.

 

Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”.

“Ne marrim shumë energji nga nxitësit e fansave në jetën tonë”, tha trajneri Keith Urban pas performancës spektakolare të 19-vjeçares.

“Por ne marrim shumë energji nga kundërshtuesit që na thonë: ‘nuk do të arrini kurrë asgjë’”.

“Sapo keni gërvishtur sipërfaqen e diçkaje përtej pritjeve tuaja”, shtoi Rita Ora, anëtarja tjetër e jurisë së “The Voice Australia.

 

(Kosova Sot Online)