Rrëzohet Ronela Hajati në mes të koncertit

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 08:39
Rrëzohet Ronela Hajati në mes të koncertit

Ronela Hajati është një nga këngëtaret shqiptare që elektrizon skenën dhe jo vetëm. Ajo gjithmonë ka dalluar për energjinë e saj.

Por një ngjarje  jo e bukur i ka ndodhur së fundmi në një koncert në Tiranë. Gjatë performancës këngëtarja është rrëzuar në skenë, ndonëse ajo e ka kaluar me sportivitet këtë situatë.

Por, sigurisht ky moment nuk u ka shpëtuar ndjekësve që e kanë publikuar menjëherë në rrjetin social TikTok.

Kujtojmë se Ronela Hajati do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret”.

 

(Kosova Sot Online)