Më në fund! Dueti mes Bardhit & Azet ka një datë publikimi

  • G.G /
  • 21 March 2022 - 11:32
Më në fund! Dueti mes Bardhit & Azet ka një datë publikimi

Ka kohë që është paralajmëruar një super hit nga Bardhi & Azet.

Mirëpo, pritja duket se është gati të marr fund.

Menaxheri i dyshes, Jetmir Agaj, duke publikuar një postim në “Instastory” konfirmoi se ky projekt do të publikohet me 24 mars.

“ 24 mars, e enjte 23:59” shkroi duke etiketuar reperët, kompaninë e tyre të suksesshme “SBS Music Entertainment” si dhe producentin e famshëm Çelik Lipa.

(Kosova Sot Online)